Rreth Nesh

Kam kenaqesine tju prezantojme nje risi ne sportin shqiptar, “sportin e snookerit”. Snooker eshte nje loje inteligjente, por jo vetem; eshte nje sport qe performohet nga te gjitha shtresat sociale; Mbreter, Presidente, Femra dhe Meshkuj.
Eshte nje loje bashkekohore qe luhet ne vendet me te zhvilluara evropiane si Angli, France, Gjermani etj. Eshte loje e dashur jo vetem per ata qe e luajne por jep po aq emocion per ata qe e ndjekin, e sot audienca e nje ndeshje live e kampionatit boteror te snookerit arrin mbi 250 milion shikues. Per te sjelle kete vision dhe ne Shqiperi, vendi qe aderon me vokacion te plote anetaresimin ne BE jemi organizuar ne Federaten Shqiptare te Snookerit.
Ne jemi krijuar ne formen e shoqates Jo fitimprurese dhe qëllimi dhe misioni kryesor është përhapja e pasionit të lojës së Snookerit.
Federata jone eshte miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ne date 05.11.2015.
Federata jone eshte miratuar ne Gjykate me Vendimin nr.5273 date 26.02.2016
Gjate vitit 2016 jane realizuar keto aktivitete kombetare:
- Kampionati Kombetar Individual Te rritur – Snooker nga data 29 Janar 2016-01 Shkurt 2016
- Kampionati Kombetar (Disiplina -Snooker 6 Reds) nga data 18 Prill 2016 - 24 Prill 2016
- Kupa e Shqiperise “Steka e Arte 2016” – Snooker nga data 20 Maj -22 Maj 2016
- Kupa “Ali Asllani”- Snooker, Vlore nga data 10 Gusht – 12 Gusht 2016
- Kampionati Kombetar Ekipor nga data 22 - 25 Shtator 2016
- Kampionati Kombetar Individual te rinj nen 18 vjec dhe nen 21 vjec- Snooker nga data 14-16 Tetor 2016
- Kupa “16 me te miret e Shqiperise” – Snooker nga data 23- 25 Dhjetor 2016
Gjate vitit 2016 jane realizuar keto aktivitete nderkombetare:
- Pjesemarrja me 4 sportiste ne kampionatin Europian te snookerit (disiplina snooker) te zhvilluar ne Wroclaw te Polonise ne datat 08.02.2016 deri 20.02.2016.
- Pjesmarrja me 4 Sportiste, 1 Trajner dhe 2 Albitra ne kampionatin Europian te Snookerit (disiplina 6 Reds dhe Ekipore) te zhvilluar ne datat 31 Maj 2016 deri ne 11 Qershor 2016 ne Vilnues te Lituanise.
- Pjesmarrja me 1 lojtar dhe 1 trajner ne kampionatin boteror te Snookerit per moshat U18 dhe U21 qe do te zhvillohet ne MOL te Belgjikes nga data 16 Gusht 2016 deri ne date 25 Gusht 2016. Vendi yne u prezantua me talentin 17 vjecar Eklent KAÇI I cili zuri vendin e 9 ne renditje si dhe trajnerin e kombetares per te rinj Z. Dorjan Maknori.
- Pjesmarrja me 2 lojtare dhe 1 trajner ne kampionatin boteror te Snookerit te zhvilluar ne Doha, Qatar ne datat 19-29 Nentor 2016.
Gjate vitit 2017 jane realizuar:
- Federata Shqiptare e Snookerit gjate ketij viti ka trajnuar dhe ka certifikuar nga instancat nderkombetare 4 albitra Shqipetare, te cilet jane te afte tashme te ushtrojne aktivitetin jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Europe.
- Federata ka trajnuar 4 persona si trajnere Kombetar dhe Nderkombetar (per femra dhe meshkuj) dhe i licensoi ato. Ajo ftoi ne datat 30 Janar deri 2 Shkurt 2017 trajnerin nderkombetar Z. Ochoiski Stephane.
- Federata Shqiptare e Snookerit mori pjese ne Kampionatin Europian per moshat U18 dhe U21 qe u zhvillua ne Nicosia te Qipros nga data 5 Mars 2017 deri ne date 19 Mars 2017. Vendi yne u prezantua me talentin 18 vjecar Eklent KAÇI, talentin 10 vjecar Kledio KAÇI dhe trajnerin e te rinjve Dorjan Maknori.
- Federata Shqiptare e Snookerit organizoi kampionatin Europian te Snookerit ne Shengjin, Shqiperi nga data 31 Maj 2017 deri ne 11 Qershor 2017. Ne kete kampionat moren pjese 250 lojtare nga e gjithe Europa si dhe familjare dhe fansa te tyre. Ky eveniment i ngriti vlerat sportit te snookerit ne Shqiperi si dhe rriti turizmin tone ne zonen e Lezhes. Ky evenimet u ndoq live nga 43 vende te europes (http://www.ebsa.tv/member-countries/) si dhe nga 50,000 shikues ne dite nepermjet ekranit te TVSH Sport dhe Telesport. U zgjodh qyteti i Lezhes (Rafaelo Resort Shengjin, Lezhe) per zhvillimin e ketij aktiviteti ne menyre qe te gjithe te ftuarit te kishin kenaqesine te shijojne plazhin e Shengjinit dhe guidat turistike ne Lezhe. Kruje, Tirane dhe Shkoder qe ne realizuam per lojtaret dhe familjaret e tyre.
- Aktivitetet Kombetare:
Nr | Veprimtarite kombetare | Vendi | Periudha |
1 | Kampionati Kombetar Individual Te rritur | Tirane | 23-26 Shkurt 2017 |
2 | Kampionati Kombetar (Disiplina –snooker 6 Reds) | Tirane | 18-24 Prill 2017 |
3 | Kupa e Shqiperise “Steka e Arte 2017” | Tirane | 20-22 Maj 2017 |
4 | Kupa “Ali Asllani”Vlore | Vlore | 10-12 Gusht 2017 |
5 | Kampionati Kombetar Ekipor | Tirane | 11-16 Tetor 2017 |
6 | Kampionati Kombetar Individual te Rinj nen 18 Vjec dhe nen 21 Vjec | Tirane | 14-16 Nentor 2017 |
7 | Kupa e sponsorit zyrtar te Federates | Tirane | 22-24 Dhjetor 2017 |
Gjate vitit 2018 jane realizuar:
Nr | Veprimtarite kombetare & Nderkombetare | Vendi | Periudha |
1 | Kampionati Europian i Snookerit per U18, U21, meshkuj te rritur | Bullgari | 1-16 Shkurt 2018 |
2 | Kampionati Kombetar Individual Te rritur & Te rinj | Tirane | 1-4 Mars 2018 |
3 | Kampionati Boteror I Snookerit | Malta | 14-24 Mars 2018 |
4 | Kupa e Shqiperise “Steka e Arte 2018” | Tirane | 20-22 Prill 2018 |
5 | Kupa e sponsorit zyrtar te Federates | Tirane | 4-6 Maj 2018 |
6 | Kampionati Kombetar Ekipor & Kupa Snooker 6 Reds | Tirane | 21 -28 Maj 2018 |
7 | Kampionati i femijeve U12 dhe U16 | Tirane | 4-5 qershor 2018 |
8 | Kampionati Europian i Snookerit ne Disiplinen Ekipor dhe 6 Reds | Rumani | 18-29 Qershor 2018 |
9 | Kupa “Naim Frasheri”, Hyrja e lire – per cdo grupmoshe | Permet | 21 – 22 Korrik 2018 |
10 | Kupa ‘Ali Asllani”– Hyrja e lire – per cdo grupmoshe | Vlore | 29 – 31 Korrik 2018 |
11 | Kupa “Apollonia” – Hyrja e lire – per cdo grupmoshe | Fier | 11-12 Gusht 2018 |
12 | Kupa “Tomorr Sinani” – Hyrja e lire – per cdo grupmoshe | Elbasan | 15-16 Shtator 2018 |
13 | Balkan Cup | Tirane | 21-23 Shtator 2018 |
14 | Liga e Snookeristeve Shqiptare per Ranking te cdo snookeristi | Tirane | 5 Tetor-20 dhjetor 2018 |
15 | Kupa “16 me te miret e Shqiperise” | Tirane | 21- 23 Dhjetor 2018 |
Gjithashtu ju informojme se:
- Pjesemarrja me 4 sportiste ne kampionatin Europian te snookerit (disiplina snooker) te zhvilluar ne Wroclaw te Polonise ne datat 08.02.2016 deri 20.02.2016.
- Pjesmarrja me 4 Sportiste, 1 Trajner dhe 2 Albitra ne kampionatin Europian te Snookerit (disiplina 6 Reds dhe Ekipore) te zhvilluar ne datat 31 Maj 2016 deri ne 11 Qershor 2016 ne Vilnues te Lituanise.
- Pjesmarrja me 1 lojtar dhe 1 trajner ne kampionatin boteror te Snookerit per moshat U18 dhe U21 qe do te zhvillohet ne MOL te Belgjikes nga data 16 Gusht 2016 deri ne date 25 Gusht 2016. Vendi yne u prezantua me talentin 17 vjecar Eklent KAÇI I cili zuri vendin e 9 ne renditje si dhe trajnerin e kombetares per te rinj Z. Dorjan Maknori.
- Pjesmarrja me 2 lojtare dhe 1 trajner ne kampionatin boteror te Snookerit te zhvilluar ne Doha, Qatar ne datat 19-29 Nentor 2016.